Nasho Jorgaqi një nder i artit shqiptar/ Filmat shumë të dashur dhe veprat që la pas

1 muaj më parë
Nasho Jorgaqi një nder i artit shqiptar/ Filmat shumë të dashur dhe veprat që la pas

Në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta Nasho Jorgaqi, shkrimtari, skenaristi, hulumtuesi dhe studiuesi shqiptar.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Jorgaqi mban titujt Doktor i Shkencave dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Disa filma shumë të dashur për publikun shqiptar që janë skenarë të Nasho Jorgaqit. Ndër ta mund të përmendim:

Mimoza Llastica (1979);
Tomka dhe shokët e tij (1977);
Duel i Heshtur (1967);
Tana (1958).

Disa nga botimet letrare, shkencore dhe antologjike të tij janë:
Dashuria e Mimozës, novelë – 1960;
Ëndrra dhe plagë, novelë – 1963;
Posta e Largët, novelë – 1968;
Shoku, tregime – 1968;
Qemal Stafa, biografi – 1970;
Tregime të Mbrëmjes, tregime për fëmijë – 1972;
Mërgata e Qyqeve, roman, Vol. I, II – 1978, 1979;
Tregimet e Qemalit, tregime për fëmijë – 1978;
Atentatori i Perandorit, biografi -1980;
Tregimet e Pranverës, tregime për fëmijë – 1985;
Larg dhe afër, udhëpërshkrime dhe meditime – 1987;
Udhëve të mërgimit, udhëpërshkrime dhe meditime – 1994;
Manastiri i dashurisë, proza të shkurtra dhe tregime – 1995;
Ndëshkimi i Bukurisë, proza të shkurtra dhe tregime – 1998;
Tomka – 1968;
Poetika e dokumentit – 1987;
Udhëtim me Fan Nolin 1995.

Gjithahstu Jorgaqi ka përgatitur për botim vepra të Fan Nolit, Faik Konicës, Mitrush Kutelit, Haki Stërmillit, Lumo Skëndos, etj. Ai ka përkthyer vepra të Anton Çehovit, Xh. Gollsuorthit, M. Prishvinit, A. Filipit, etj.

Në botimet e tij shkencore përfshihen:
Antologji për Skënderbeun, (1968);
Silueta Letrare, studime – 1976;
Poetika e dokumentit, studime – 1987;
Antologji e mendimit estetik shqiptar (1504-1944), 1994;
Antologji e fjalës së mençur – 1994;
Udhëtim me Fan Nolin’, (1995);
Estetika e fjalës shqipe, (studime, artikuj, ese, 1995);
Portrete dhe gjurmime (artikuj dhe studime letrare, 2002);
Hire letrare, shpalime historike (studime, vështrime, ese, 2012).