Nations: Shqipëria dhe Kosova mbyllin pjesët e para me fitore

2 muaj më parë
Nations: Shqipëria dhe Kosova mbyllin pjesët e para me fitore (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova po luajnë sonte sfidat e fundit e Nations League respektivisht në grupin e Ligës B dhe C. Të dy përfaqësueset janë duke fituar me rezultatin 1-0 dhe 2-0.

LENJANI GOLI VIDEO

Për kuqezinjtë autori i golit ishte Lenjani, pasi ndeshja u vu në binarët e duhur me të kuqin që Islanda mori pas 11 minutash lojë në sajë të VAR pasi mbrojtësi i fundit ndali Uzunin në drejtim të portës i vetëm.

Më pas ishte një krosim nga e majta që gjeti perfekt Lenjanin i cili me kokë shënoi si sulmues zone duke festuar dhe ngritur Air Albania në këmbë. Pas humbjes ndaj Izraelit ne minutat e fundit, Shqipëria po përballet sonte ne Air Albania Stadium me Islandën në sfidën e fundit në grupit në Ligën e Kombeve, aty ku do të kërkojë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një rrugë drejt Europianit, pikërisht nëpërmjet këtij kompeticioni.

Në anën tjetër, në Prishtinë, Kosova përballë Qipros ka dhuruar shoë teksa pjesa e parë u mbyll me golat e Muslija dhe Rrudhani, por me sa aksione të bukura. Njëri gol më i bukur se tjetri për Dardanët sonte.

Florent Hadërgjonaj harkoi nga ana e djathtë, ndërsa topi u devijua me kokë nga një lojtar qipriot. Mirëpo, vetëm sa për të arritur në këmbët e Florent Muslijës, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

VIDEO E GOLIT