Ndalimi i filmave shqiptare të komunizmit, Margarita Xhepa me reagim prekës: Doni të harrohen njerëzit?!

9 muaj më parë
Ndalimi i filmave shqiptare të komunizmit, Margarita Xhepa me reagim prekës: Doni të harrohen njerëzit?!

Aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa është shprehur kundër projektligjit për ndalimin e filmave të periudhës komuniste, tezë e propozuar së fundmi nga deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibej.

Aktorja e madhe shqiptare, gjatë një vizite në biznesin e Gjergj Lucës, djali i aktorit të mirënjohur Ndrek Luca, shprehet se një projektligj i tillë do të fshinte memorien kombëtare të kinematografisë.

“Po më shpjegon se si është projektuar një projektligj për të fshirë të gjithë memorien kombëtare të teatrit, kinematografisë, të shpirtit të Shqipërisë, të krenarisë sonë kombëtare.

“Dhe unë po ju pyes miq, a mund të shuhet kjo memorie kombëtare? A mundet të harrohen këta njerëz?”, thotë ndër të tjera sipërmarrësi Luca në videon e publikuar me aktoren e madhe.

Projekligji në fjalë është depozituar nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj si pjesë e “dekomunistizimit” të Shqipërisë. Një nen i këtij projektligji parashikon ndalimin e filmave të periudhës komuniste dhe çdo vepre fizike apo jo që përmban simbole të diktaturës.

Një projektligj i tillë dhe nismë e tillë është menduar dhe më herët. Ishte Agron Tufa ai që foli hapur së bashku me Ardit Bodon, e arkivit që tentuan të flasin për largimin e filmave shqiptare. E çuditshme!