‘Nderi i kombit’, ndërron jetë mjeku i jashtëzakonshëm shqiptar në SHBA, Filip Çaushaj

1 muaj më parë
‘Nderi i kombit’, ndërron jetë mjeku i jashtëzakonshëm shqiptar në SHBA, Filip Çaushaj

Një lajm i tr/shtë vjen nga Amerika e largët, ku mjeku shqiptaro-amerikan Filip Çaushaj, u nda nga jeta. Lajmit është bërë me dije nga kryemjekja e “Spitalit Amerikan” Lida Shosha ndau lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook ku tregon dhe bisedën e fundit me të.

“Të dua, motra ime. I thuaj miqve në Shqipëri, që i dua. Po vdes me buzëqeshje. E ndërsa lotët e mi ridhnin çurg, sepse sdoja të pranoja largimin e mikut tim të shtrenjtë, Ai, përtej oqeanit, më thoshte “Mos qaj,motra ime, shpyrti ime. Kam çunin këtu me mua, nuk jam vetëm”, shkruan ajo.

Çaushaj, lindi në New York, u shkollua në SHBA dhe me punën e tij shkëlqeu si rallë kush. Puna e tij u vlerësua nga Presidenti Obama, i cili e dekoroi.

Sakaq edhe i ndjeri presidenti Bujar Nishani, i dha në vitin 2016 titullin ‘Nderi i Kombit’ me motivacionin ‘Për promovimin e vlerave shqiptare’.

Mikja e tij Lida Shosha shkruan;

“E deshi shumë vendin e origjinës, Shqipërinë, i deshi shumë shqiptarët, ndihmoi pamasë e frymoi deri në fund për Shqipërinë. CV e mjekut legjendë është aq e pasur sa nuk e nxënë dot këto reshta, mjeku i nderuar kudo në bote, por më i pasur ishte shpirti i tij fisnik, i mençur, modest, bujar, dashamires, përtej çdo limiti njerëzor që kam njohur deri më sot. Sot humba një mik të shtrenjtë, parajsa fitoi një legjendë.”

Me një karrierë të spikatur doktor Filip Çaushaj është pioner në kirurgjinë laparaskopike të zorrës së trashë dhe ështe vlerësuar me tituj në shumë spitale dhe universitete nëpër botë.