Dje të shtunën balerini Ilir Shaqiri është martuar me Emanuelën me një dasmë përrallore të organizuar buzë detit në zonën e plazhit në Durrës, në një super ceremoni.
Në dasmë nuk kanë munguar ish-banorët e “Big Brother VIP” si Arjola Demiri, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj, Valon Krasniqi, Arbër Sulstarova por asnjë shenjë e Sabianit.
Ndonëse mes Ilirit dhe Sabianit lindi një miqësi e ngushtë në “Big Brother VIP”, aq sa e quanin njëri-tjetrin vëllezër, këngëtari nuk ka qenë i pranishëm në ditën e madhe të Ilirit.
Ndërkohë që Iliri po e digjte në dasën e tij, Sabiani ndodhej në Vlorë, nga ku ka publikuar një foto me të birin. Vallë ç‘mund të ketë ndodhur mes tyre?

Edhe pse kur të dy janë pyetur në intervistë për marrëdhënien mes tyre e kanë anashkaluar këtë pyetje, duke mos folur drejtpërdrejt, duket se mes tyre ka një krisje të madhe për të mos thënë një prishje njëherë e mirë e miqësisë.
Arsyet i dinë vetëm ata dy dhe është e kot të aludojmë, por koha ka treguar që miqësitë e krijuara brenda një formati si BBV janë thjesht një flluskë sapuni.