Ndodh në Durrës, ikin dritat! Tifozët e Erzenit ndriçojnë stadiumin me celularë

7 muaj më parë
Ndodh në Durrës, ikin dritat! Tifozët e Erzenit ndriçojnë stadiumin me celularë (VIDEO)

LIVE: ERZENI 0-0 LAÇI! 75’ Ndërpritet ndeshja në “Niko Dovana”, pasi fiken dritat në stadiumin e qytetit të Durrësit ku po zhvillohet ndeshja.SHIH VIDEON

Ora 19:25 – Fillojnë të rindizen pak nga pak projektorët e stadiumit “Niko Dovana” me lojtarët në fushë të cilët po bëjnë një nxemje të shkurtër.

71’ Kahrimanoviç bën gjithçka mirë nga e majta, hyn në zonë dhe gjuan por nuk ka shënjestrën për të mposhtur Dajsinanin, pasi dërgon sferën jashtë nga një pozicion i shkëlqyer.

67’ Mazrekaj sheh Babatunde të lirë në hyrje të zonës dhe pason për nigerianin i cili gjuan por nuk gjen portën e skuadrës së Erzenit.

64’ Alan dhuron spektakël teksa lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës. Dajsinani grushton dhe eviton golin. 57’ Asani merr vendin e Peposhit të dëmtuar gjatë aksionit të mëparshëm ku kreu faull.

56’ Largohet Peterman te Laçi dhe ne lojë hyn Babatunde. 56’ Adeleke del shpejt në krahun e djathtë por para se të hyjë në zonë, rrëzohet nga Peposhi i cili ndëshkohet me të verdhë.