Ndodh në kampionatin e notit në Shqipëri! Notarit të njohur i mohojnë fitoren dhe ia japin vendin e parë dikujt tjetër

8 muaj më parë
Ndodh në kampionatin e notit në Shqipëri! Notarit të njohur i mohojnë fitoren dhe ia japin vendin e parë dikujt tjetër

Është zhvilluar sot gara e notit në kampionatin “Teuta Cup”, ku ka ndodhur një skandal i madh. Siç shihet nga video më poshtë, ka qenë notari në korsinë 4, Paulo Priska, ai që ka fituar garën.

Por zyrtarët e garës, i kanë akorduar fitoren garuesit në korsinë 6, që siç shihet dukshëm në video, e ka mbyllur garën pas garuesit Priska. Kjo nuk është hera e parë që ndodh ky skandal në kampionatin kombëtar të notit.

Ndodh në kampionatin e notit në Shqipëri! Notarit të njohur i mohojnë fitoren dhe ia japin vendin e parë dikujt tjetër

Paulo Priska është një ndër garuesit më të mirë shqiptarë në not, si dhe është edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në këtë sport.

Ndërsa në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Notit, ende nuk janë publikuar rezultatet e garave në këtë kampionat…

Problemi është që kjo gjë ndodh në të gjitha sportet e tjera në Shqipëri, pa harruar futbollin, aty ku ftohen te moshat të rinj që kanë të njohur apo pse jo iu mbushin edhe xhepat atyre që kanë në dorë fatet e grumbullimit.

Përvec futbollit, sportet e tjera janë pak të zhvilluara në Shqipëri dhe arsyeja kryesore është piëkrisht kjo që pamë në video më sipër PADREJTESIA.