Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin qëndron të Izraelit. Një dem i fuqishëm ishte arratisur nga hambari. Për disa orë ai shkaktoi panik të madh tek qytetarët në rrugë, ndërkohë ‘i nderuari’ kishte arritur të hyjë brenda një banke që ndodhej në mes të qytetit.
Wall Street Bull… alive in a bank at Lod #Israel pic.twitter.com/v0zw0m0Ua5
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) August 22, 2022
Video që ka bërë xhiron e rrjetit është shpërndarë nga një punonjës i bankës, i cili kishte dokumentuar gjithë lëvizjen e demit në një video. Shumë shpejt kjo video u pa nga miliona njerëz të cilët qeshën me këtë situatë të pazakontë.
Banka “Leumi” tha se demi hyri në zyrat e tyre në një zonë industriale në qytetin Lod, pranë Tel Avivit. Videot në media dhe rrjete sociale treguan banorët që vraponin për t’u ruantur ndërsa demi bredhte rrugëve.
Demi kishte arritur t’iu shmangej rojeve të sigurimit, të cilët e ndoqën atë për orë të tëra pa pasur mundësinë ta kapnin për shkak se ai ishte tepër agresiv. Pas disa orësh përpjekje, më në fund rojet kishin arritur të kapnin demin me ndihmën e disa veterinerëve të cilët e kishin qetësiuar kafshën dhe më pas e kanë rikthyzer sërish në hambar.
Një panik i vërtetë në fakt, pasi kjokafshë shquhet për fuqinë e tij të madhe dhe nëse nuk do të ishin marrë masa, ai mund të kishte lënduar shumë njerëz dhe shumë punonjës të bankës të cilët nuk kanë qënë të përgatitur për këtë ndodhi.