Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, duket se këto ditë të para të merkatos nuk po i vetëm duke menduar për klubin e radhës, por edhe duke pushuar me të dashurën e tij, modelen Esther Adjoa Asiedu.
Çifti është shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit në disa foto që modelja ka publikuar në “Instagram” duke pushuar në ishujt grek.
Esther duket se e ka bërë Strakoshën të “harrojë” futbollin për disa kohë, me 27-vjeçarin që duket pranë një transferimi në Premier Ligë.
Tomas Strakosha ka mundësinë të përmbushë ëndrrën e tij, të luajë në Premier League. E ardhmja e tij do të jetë Anglia dhe këtë e konfirmon vetë portieri shqiptar në një intervistë të dhënë në “The here we go Podcas“ me Fabrizio Romanon.
Strakosha shprehet se ndihet i nderuar që emri i tij është lakuar për një kalim te Chelsea, ndërsa më pas shton se ka në tryezë oferta nga disa klube angleze. Objektivi i tij i ardhshëm është fitimi i sa më shumë trofeve dhe kompeticioni Champions League.
“Chelsea? Jam i nderuar që jam i lidhur me një klub të tillë, që është një nga më të rëndësishmit në Premier League. Për mua liga angleze është më e mira në botë dhe do të doja të luaja atje”, tha Strakosha.