“Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin”

7 muaj më parë
“Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin”

Atdheu është vendi ku kemi lindur, është një vend të cilin ne nuk e zgjedhim, por gjithmonë e duam pa kushte. Në vendin tonë, në Shqipërinë tonë të dashur, shpesh ndeshemi me probleme ekonomike e sociale, duke na bërë kështu që të ndihemi keq për vendim ku kemi lindur, duke e konsideruar këtë shpesh si një dënim.

Mirëpo më poshtë do të sjellim disa thënie, që shkrimtarë të njohur kanë thënë ndër vite, në mënyrë që të filojmë të mendojmë në një mënyrë pak më pozitive për atdheun tonë, pasi gjithmonë duket mbajtur mend se sado probleme të kemi si shtet, gjithmonë do të jemi më të lumtur e më të mirëpritur këtu se sa në një vend të huaj.

Më poshtë po sjellim për kënaqësinë tuaj disa thënie që mbase do t’iu bëjnë të reflektoni dhe të mos e mendoni kaq shumë largimin nga atdheu.

“Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin”. – Eric Berne
“Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të”. – Horaci

“Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të”. – Kenedi
“Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim”. – Floberi
“Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish”. – Volteri

“Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë”. – Sami Frashëri
“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd”. – Naum Veqilharxhi

“Skllavëria më e madhe është të mos kesh liri, e të mos konsiderohesh i lirë”. – Gëte

“Më mirë me dekë nën dhe’ m’u kja, se për t’gjallë me mbetë nën shkja”. – Gjergj Fishta
“Dashuria për atdheun lind nga dashuria për familjen”. – Naim Frashëri