“Në tavolinë aty ishte edhe Beatrix”, Dalina Buzi shpjegon takimin Bora-Donald

7 muaj më parë
“Në tavolinë aty ishte edhe Beatrix”, Dalina Buzi shpjegon takimin Bora-Donald

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar këto ditë fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, në një histori të shkuar dashurie së bashku, teksa bisedojnë në një event ku ishin të pranishëm të dy.

Sonte në “Goca dhe Gra”, moderatorja Dalina Buzi, që po ashtu ishte e pranishme në sfiladën e stilistin Valdrin Sahiti tregon si e pa situatën.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel”, e nisi shpjegimin e saj prezantuesja e emisionit “Goca dhe Gra”, me qetësinë e saj karakteristike.

“Ishte Sara Hoxha, Lori Hoxha, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Antonela nga ana tjetër ishte me Beatriksën. Si rastësi qëlloi që ai të ishte në një tavolinë dhe me ish-in”.

Le të themi se e gjitha ishte një rastësi dhe askush nuk e priste që Donaldi të kishte kaq afër edhe ish-të dashurën e tij, edhe Bora Zemanin, vajzën me të cilën thuhet se është rikthyer.