Nëna mbyti fëmijën, babai në lot pranë vendit ku e kishte groposur

8 muaj më parë
Nëna mbyti fëmijën, babai në lot pranë vendit ku e kishte groposur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 5-vjeçare, Elena Del Pozzo, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja, është gjetur e vdkur në zonën e Katanias.

Pak orë pas nisjes së kërkimeve ka qenë nëna e saj Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka rrëfyer nën presionin e prokurorëve se e ka mbytur vetë të bijën dhe ka treguar vendin ku më pas është gjetur trupi i pajetë i të voglës.

Rrëfimi ka tronditur së fundmi Italinë, pasi një 5-vjeçare, Elena Del Pozzo, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familjarët është gjetur pa jetë.

E mitura u mbyt nga nëna e saj 23-vjeçare, e cila e tregoi krimin para prokurorëve italianë. Babai i Elenës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet trupi i pajetë i vajzës së tij.

Ai shoqërohej nga partnerja e tij e re, pasi ishte ndarë me nënën e vajzës. Alessandro ka shpërthyer në lot sapo ka marrë vesh lajmin dhe shihet teksa ngushëllohet nga familjarët.

Ende nuk dihet se pse 23-vjeçarja e ka kryer veprimin. Në mediat italiane thuhet se ajo vuante kohët e fundit nga probleme të shëndetit mendor.