Një lajm lemeritës vjen nga Spanja, pasi një 32-vjeçare shqiptare i ka marrë jetën fëmijës së saj dy vjeçar, ndërsa ka ushtruar dh unë dhe mbi binjakun e tij.
Sipas mediave spanjolle ditën e shtunë shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej pajetë djali i vogël, duke thënë se kishte pësuar një goditje fatale pasi ishte rrëzuar.
Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhnës së ushtruar.
Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja të tilla. Menjëherë është vënë në pranga gruaja shqiptare.
Ende nuk dihen detaje të tjera dhe arsyet që e kanë cuar këtë nënë shqiptare në këtë akt të tillë të pafalshëm. Me siguri që vuan nga problemet mendore se s’ka shpjegim tjetër.
Ngjarja ka lënë pa fjalë banorët e zonës dhe gjithë Spanjën, pasi ndodh shumë rrallë të dëgjosh lajme të tilla. Kemi mbetur pa fjalë thonë me të drejtë banorët e zonës.