Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka dekaruar mbrëmjen e djeshme se amerikanët e kanë “shantazhuar” Lulzim Bashën me disa dosje, ndërsa shtoi se e ‘eliminuan’ Berishën nga selia blu jo përmes forumeve, por përmes një vendimi personal nga ish-kryetari.
Ai e quajti Amerikën “Zoti”, ndërsa u shpreh me nota humori se duhet gjithmonë të dëgjojmë se çfarë thonë ata, pasi kanë bërë shumë për popullin shqiptar dhe ne duhet t’ia dimë gjithmonë.
“Nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë nuk fle 3 muaj”, tha ai në mes të bisedës duke i habitur të gjithë panelistët e tjerë në televizionin Syri në emisionin e moderatorit Çim Peka.
Zeka: Nuk jemi ne trima, nuk kemi reagim subjektiv. Po të mos rrëzohej komunizmi në Rusi, ne akoma e kishim kumunizmin në Shqipëri. Po Zoti i madh, erdhi Amerika se për mua Zoti është Amerika 2.
“Në foltoren e parlamentit e kam thënë se nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë nuk fle 3 muaj”, tha Zeka duke i dhënë shumë merita për krijimin e Kosovës dhe qëndrueshmërisë së shtetit shqiptar.
Çim Peka: Ndoshta këtë e bëni edhe pa ta thënë amerikanët (qesh). Moderatori u mundua që të thjeshtësonte situatën dhe të mos e bënte më shumë dramatike se ç’duhej. Batutë e bukur, sigurisht.