Nesër është finalja, tifozët holandezë urinojnë në autobuzin e Romës (video)

1 vit më parë
Nesër është finalja, tifozët holandezë urinojnë në autobuzin e Romës (video)

Ditën e nesërme, do të zhvillohet në Tiranë finalja e Conference League, mes Romës dhe Feynoord. Tifozët e dy ekipeve kanë filluar të vijnë në Tiranë që prej ditës së djeshme, ndërsa sot është edhe fluksi më i madh.

Dy tifozeritë janë shumë të zjarrta dhe pritet që të ketë edhe përplasje. Mirëpo, duket se tifozët e Feynoord kanë filluar provokimet e para që prej ditës së djeshme.

Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme ata shfaqen duke urinuar në autobusin e Romës, moment ky qe eshte bere viral ne rrjetet sociale. SHIKO VIDEON

Tifozët e parë holandezë kanë mbërritur në Shqipëri, në pritje të finales së Conference League, ku ekipi i tyre Feyenoord do të ndeshet me italianët e Romës.

Mbrëmjen e djeshme ata janë mbledhur në një nga lokalet në kryeqytet, ku kanë krijuar një atmosferë të pazakontë me këngët e tyre në mbështetje të ekipit.

Dhjetëra holandezë kanë kënduar në kor poshtë pallatit ku banon ish-kryeministri Sali Berisha, por zhurma që ata kanë shkaktuar ka shqetësuar banorët e pallatit.

Këta të fundit për t’i bërë holandezët të pushojnë u kanë hedhur ujë dhe sende të forta tifozëve holandezë, teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.