Nesta i dashuruar pas Tomori-Kalulu, pastaj jep mesazhin: “Mund të hapet epoka…”

8 muaj më parë
Nesta i dashuruar pas Tomori-Kalulu, pastaj jep mesazhin: “Mund të hapet epoka…”

Në një intervistë për Corriere della Sera, Alessandro Nesta, ish-udhëheqësi mbrojtës se Milanit të Carlo Ancelottit, u ndal te shume argumente kushtuar kuqezinjve. Sipas tij mund te hapet nje epoke e re…

“Milani mund të hapë një epokë. Vitin e kaluar ata fituan pak me befasi, por me meritë. Dhe tani ata mund të përsërisin veten. Lojtarët, personaliteti, përvoja: ylli i dytë është i arritshëm. Unë isha më skeptik vitin e kaluar.

Ekipi është rritur. Dhe pastaj të tjerët janë në vështirësi. Imagjinoj kokë më kokë me Napolin. Janë skuadrat me idetë më të qarta: klubi, trajneri, lojtarët. Ka një planifikim të saktë”.

Milani fitoi edhe vitin e kaluar falë mbrojtjes më të mirë: pikat e forta dhe të dobëta të dyshes Tomori-Kalulu? “Ata janë modernë, kanë kurajo, luajnë lart dhe nuk kanë frikë nga një kunder një. Sigurisht, nëse do të ishin italianë do të ishte më mirë për kombëtaren, por nuk është kështu. Durim”.

Romagnoli konsiderohej trashëgimtari i tij, por ai mori rrugën e kundërt: nga Milani te Lazio, në kulmin e moshës. Hap prapa? “Në çdo rast, ai luajti në një nivel të lartë te Milani për disa vite. Pastaj erdhën mbrojtes të rinj dhe ai luajti më pak atje.Ai bëri një zgjedhje të zemrës, u kthye në shtëpi, në një klub të rëndësishëm, me një trajner që i bën ekipet e tij të luajnë mirë. Për mua bëri mirë”.

I pyetur se sa kishte ndikuar Pioli në Scudetton e kuqezinjve vitin e kaluar, ish-qendërmbrojtësi u përgjigj: “Unë jam i sinqertë, e kam konsideruar gjithmonë një trajner të shkëlqyer, tashmë te Lazio dhe Fiorentina, por nuk e dija që ai ishte kaq mire.. Ai arriti një sukses të madh”.