NESTA | “Tre persona sekreti i Milanit sepse nuk u ankuan kurrë! Mbi ciklin kuqezi kam një dyshim”

1 vit më parë
NESTA | “Tre persona sekreti i Milanit sepse nuk u ankuan kurrë! Mbi ciklin kuqezi kam një dyshim”

Duke folur në Sallën e Famës të Futbollit Italian, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Alessandro Nesta u ndal te çështjet aktuale të futbollit italian. SIgurisht nuk mund te mos komentonte ate qe bene kuqezinjte e Piolit.

Nje titull i fituar pas 11 vitesh thatesire dhe pikerisht ish-mbrojtesi kuqezi ka levduar punen e Paolo Maldinit, me te cilin ai ishte ulur ne sfiden Milan-Atalanta, e parafundit e Serie A, pasi ne Reggio Emilia u mbyll kapitulli me fitoren 0-3.

“Milani ka bërë diçka të veçantë, sepse në letër ata filluan si forca e katërt në ligë. Përgëzoj Piolin, Maldinin dhe Massara, të cilët krijuan kushtet për të fituar.” Mbrojtja kuqezi dha sinjale të shkëlqyera.

“Jam dakord, është e vërtet. Loja e Milanit këtë vit gjithashtu përmirësoi shumë, sidomos mbrojtja me Tomori dhe Kalulu”. Por, cfarë i bëri më shumë përshtypje gjatë sezonit të kuqezinjve? “Detajet janë dy-tre, lojtarë të rëndësishëm u larguan, por askush nuk bëri dramaticitet.

Ata i shoqëruam deri në deren kryesore dhe i falënderuam, siç bëhet në një klub të madh. E dyta është se Milani nuk ankuar kurrë për asgjë, besonte për më të mirën. Ankesat krijojnë alibi te lojtarët.”

A do të hapë ky Milan një cikël si i juaji dikur? “Berlusconi ngriti shiritin çdo vit, nuk është e lehtë. Milani i sotëm është ndërtuar me më pak shpenzime dhe më pak investime, megjithëse me një identitet shumë specifik. Do të jetë e vështirë të konfirmohet, ka edhe kundërshtarë. Le të shohim se si do të veprojnë të tjerët në merkarto”