Newcastle nuk dorëzohet, por ka dy pengesa tani mbi Botman!

8 muaj më parë
Newcastle nuk dorëzohet, por ka dy pengesa tani mbi Botman!

Çështja Sven Botman po shkon shumë dhe mbyllja nuk duket se është e afërt. Mbrojtësi holandez mbetet gjithmonë përforcimi ideal për Milanin në kokën e Maldinit dhe Massara-s. Pas mbylljes së marrëveshjes së Renato Sanches me Lille, Milanin synon edhe këtë operacion, për të cilin megjithatë klubi francez nuk ka ndërmend të bëjë zbritje.

Krahas rezistencës së Lille, gjithmonë qendron këmbëngulja e Newcastle, të cilët nuk heqin dorë nga objektivi i tyre. Anglezët kanë qenë prej kohësh konkurrenti kryesor i Djallit në këtë operacion, por edhe i vetmi duke qenë se në Premier League eshte fokusuar ne objektiva te tjera.

Nga Anglia konfirmojnë se Newcastle është ende ne gare per lojtarin dhe po tenton ta mbyllë, pavarësisht se ende nuk është arritur një marrëveshje për çmimin e kartonit të mbrojtësit të klasit 2000.

Flitet për një ofertë prej 30 milionë sterlina për 22-vjeçari, pra gati 35 milionë euro. Një ofertë jo e vogël që megjithatë nuk kënaq Lille, e cila nga ana e saj kërkon 40 milionë për të lënë xhevahirin e tyre.

Newcastle kishte bërë tashmë një ofertë janarin e kaluar gjatë sesionit të transferimeve dimërore, por në atë kohë lojtari donte ta përfundonte sezonin në Francë pasi klubi i tij ishte ende në Ligën e Kampionëve.

Anglezët po ndërtojnë një ekip të rëndësishëm dhe tashmë e kanë mbyllur për 15 milionë sulmuesin francez të Reims, Hugo Ekitike dhe mbrojtësin e majtë të Aston Villas, Matt Targett.

Prandaj, Botman do të përfaqësonte qershinë mbi tortë për Magpies, të cilët me pronësinë e re arabe synojnë të rriten dhe të arrijnë majat e Ligue 1, por për holandezin Milani vazhdon të ketë avantazhin. Kjo sepse pengesa e madhe vec Lille quhet Sven Botman, qe ka akord dhe fjale me Maldinin…