Sipas asaj që raportohet nga Miguel Delaney, gazetar i Indipendent.uk, Chelsea po lufton me një lloj revolucioni: ka shumë objektiva që i interesojnë Tuchel, duke përfshirë edhe De Ligt të Juventusit, dhe kjo është arsyeja pse blutë janë gati të dëgjojnë çdo ofertë.
Kjo mund të vijë për Timo Werner, Hakim Ziyech dhe Callum Hudson-Odoi. Sipas portalit anglez, interesimi i Milanit për anësorin maroken dihet, por për momentin ka një distancë vërtet të madhe mes vlerësimeve që dy klubet kanë për Ziyech.
Sipas Corriere della Sera, Milani, gjithmonë në kërkim të përforcimeve cilësore për sulmin, po negocion me Chelsean për ardhjen e Hakim Ziyech te kuqezinjtë: çështja kryesore për t’u zgjidhur në këtë operacion është edhe rroga e larte e lojtarit.
Milannews nderkohe shton: “Synimi real, konkret i merkatos së kuqezinjve është të bëjë ndeshjen mes De Ketelaere dhe Ziyech. Marokeni i Chelseat është ai lojtari “top” që i bind të gjithë për karakteristikat e tij teknike, fizike dhe karakteristike.
Chelsea ka dhënë shenja hapjeje për huazimin me marrëveshjen që mund të mbyllet nëse Milani vendos detyrimin për ta shlyer (kostoja e operacionit do të ngarkohej në buxhet 22-23 mln euro).