NGA ANGLIA | Manchester United presion për lojtarin e Milanit! Ten Hag do ta donte

8 muaj më parë
NGA ANGLIA | Manchester United presion për lojtarin e Milanit! Ten Hag do ta donte

Ismael Bennacer ka qenë një nga shtyllat e Milan këtë sezon. Mesfushori algjerian, me të cilin drejtuesit e kuqezinjve do të duan të gjejnë një marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skadimin e qershorit 2024, pavaresisht se kaloi nje faze te pare jo te mire, shkelqeu ne te dyten…

Gjatë vitit të kaluar ka grumbulluar gjithsej 40 paraqitje në Serie A, Coppa Italia dhe Champions League. Isma shënoi gjithashtu dy gola dhe dha një asistim qe ishin vendimtare ne rrugetimin e titullit.

Por, e ardhmja e tij eshte ende ne mjergull, ashtu si edhe ajo e Rafa Leao-s, pasi te dy kane edhe 2 vite nga kontrata e nenshkruar 3 vite me pare me drejtuesit e klubit kuqezi. Ka ardhur koha e vendimit.

Sipas raportimeve nga The Sun, Manchester United mund të përfitojë nga kjo situate. Trajneri i ri Erik Ten Hag, në fakt është në kërkim të një mesfushori teknik dhe Ismael Bennacer do të ishte profili i duhur.

Algjeriani ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh per jashte Italise. Agjentët e lojtarit do të takojnë Maldinin dhe Massara në ditët në vijim për të kuptuar pozicionin e kuqezinjve për rinovimin.

Ish-futbollisti i Empolit për momentin fiton 1.5 milionë euro neto në sezon dhe me një zgjatje të mundshme të kontratës, me siguri do të ketë edhe një rritje të pagës se tij te pakten dyfish duke kaluar edhe 3 mln eurot ne sezon.