NGA ANGLIA | Zhbllokohet Sterling-Chelsea, hapet rruga Ziyech-Milan?!

3 muaj më parë
NGA ANGLIA | Zhbllokohet Sterling-Chelsea, hapet rruga Ziyech-Milan?!

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milanit, ka folur për objektivin e Milanit, Hakim Ziyech. Billy theksoi nevojën për një playmaker dhe një krah të djathtë, duke shprehur gjithë dashurinë e tij për marokenin e Chelsea-t. Këto janë deklaratat në fjalën e tij në ‘Sky Sport’.

“Hapësira ku Milani ka nevojë për më shumë ne merkato është mesfushori sulmues. Numri 10 dhe krahu i djathte janë dy role që kuqezinjtë duhet t’i përforcojnë. Shpresoj që ata të marrin Ziyech sepse ai është një lojtar me të cilin jam marrëzisht i dashuruar”.

Sakaq, negociatat për Raheem Sterling nga Manchester City te Chelsea po marrin formë pikërisht tani, shpjegon Sky UK. Klubi i Todd Boehly për pak do të kishte arritur një marrëveshje me Qytetarët: 50 milionë paund duhet të përfundojnë në arkat e Coty dhe gjithashtu lojtari duket afër po-së përfundimtare për klubin e trajnerit Thomas Tuchel.

Milani shpreson se me ardhjen e Sterling blutë mund të zhbllokojnë largimin e Hakim Ziyech. Dhe kjo mund te ndodhe brenda pak ditesh, pasi Chelsea do te niset ne turne dhe shpreson qe t’i kete te gjithe ne dispozicion.