NGA ARGJENTINA | Di Maria-Juve, por “Milani e kishte kërkuar i pari, pastaj e braktisi si pistë”: prapaskena!

3 muaj më parë
NGA ARGJENTINA | Di Maria-Juve, por “Milani e kishte kërkuar i pari, pastaj e braktisi si pistë”: prapaskena!

Thuajse është bërë për transferimin e Angel Di Maria te Juventus. Fideo do të luajë në Itali pas përvojës te Paris Saint-Germain. Pas arritjes së një marrëveshjeje me bardhezinjtë, tashmë pritet praktikisht vetëm statusi zyrtar.

Por ajo që ka dalë në orët e fundit është vërtet e bujshme. Në fakt duket se Milani kishte kontaktuar fillimisht me agjentin e argjentinasit dhe lojtarit do t’i kishte pëlqyer destinacioni.

Sipas raportimeve nga faqja argjentinase TyC Sports, kuqezinjtë do të kishin qene të parët që do t’i kishin kushtuar vëmendje argjentinasit. Problemi kryesor ishte konkurrenca e madhe për lojtarin, por më pas doli edhe se nuk kishte marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës.

Tashmë dihet se Di Maria dëshiron të qëndrojë në Evropë vetëm një vit, ndërsa Maldini i kishte ofruar kontratë dyvjeçare dhe per te amortizuar rrogen ne dy vjet dhe arritur te pretendimet e tij. Kjo është arsyeja pse u preferua propozimi i Juventusit.

Nje tjeter aspekt po kaq i rendesishem ka te beje me faktin se e gjitha kjo behej vetem per Boterorin ne nentor-dhjetor nga lojtari dhe se askush nuk besonte te motivacioni i tij pas eventit historik dimeror, pasi Di Maria e ka ndare me kohe mendjen per te luajtur ne Argjentine vitet e fundit.