Nga Belgjika: “Brugge vendos çmimin për De Ketelaere, një klub i Premier rivalizon Milanin por janë zhdukur…”

8 muaj më parë
Nga Belgjika: “Brugge vendos çmimin për De Ketelaere, një klub i Premier rivalizon Milanin por janë zhdukur…”

Prioriteti i Milanit në merkato aktualisht përfaqësohet nga reparti ofensiv. Drejtuesit jane në kërkim të një lojtari të aftë për t’i dhënë besueshmëri dhe freski Stefano Piolit, të cilit vetëm Rafael Leao nuk mund të mjaftojë për të vazhduar fitoren dhe befasimin edhe në Evropë.

Ide të qarta për Maldinin dhe Massara, por konkurrenca është intensive për objektivat e kuqezinjve. Pavarësisht kësaj, ekziston besimi për të marre lojtarët në listën e dëshirave. Duke mare per te mireqene Origin, zgjedhja e parë është një anësor sulmues, pastaj nëse ekziston mundësia e duhur ata do të përpiqen të marrin një tjetër sulmues të parë.

Në krah, i riu De Ketelaere, në pronësi të Bruges, pëlqehet shumë, sepse ai mund te luaje dhe qendersulmues dhe fantazist, aty ku Pioli do te donte ta shihte ne aksion. Emri tjetër është Noa Lang. Është e vërtetë që ndoshta edhe disa hapa janë hedhur për lojtarin e dytë të përmendur, por De Ketelaere është gjithmonë në mendimet e Paolo Maldinit…

Nuk do të jetë e lehtë ta blesh sepse mesa duket për të ka një interes nga një klub tjetër evropian, padyshim që Brugges dëshiron të fitojë sa më shumë. Por situata tani duket e qartë. E ardhmja e djaloshit të talentuar, i cili mund të luajë shumë mirë në rolin e sulmuesit të dytë, ende mbetet mister.

Është e vështirë për Bruges t’i rezistojë ofensices së klubeve që e kanë vënë syrin te ai dhe Milani është një prej tyre. Por kuqezinjtë duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi sipas gazetarit sportiv belg Alexandre Braeckman të RTL Sports, kuqezinjtë janë të përfshirë në një duel të nxehtë me Leicesterin për garën për lojtarin.

Çmimi është vendosur 40 milionë euro, do të ishte një investim super i madh për një djalë të ri dhe me perspektivë sidomos duke ditur se ai cmim ne Belgjike perfaqeson nje rekord me vete. Milani duket se ka edhe avantazhin sepse klubi anglez nuk është bërë me i gjalle ditet e fundit sic shpjegon gazetari.

Po shkojmë drejt një duel intensiv mes Leicesterit dhe AC Milan për Charles De Ketelaere. Situata nuk ka ndryshuar te Brugges: çmimi 40 milion euro. Milani ndodhet aty i rreshtuar ne pritje. Leicester nuk ka dhene asnjë reagim ditët e fundit”.

Nga Belgjika: “Brugge vendos çmimin për De Ketelaere, një klub i Premier rivalizon Milanin por janë zhdukur…”