Nga Belgjika – De Ketelaere, Club Brugge paralajmëron Milanin: çmimin dhe detajet!

8 muaj më parë
Nga Belgjika – De Ketelaere, Club Brugge paralajmëron Milanin: çmimin dhe detajet!

Tashme eshte e qarte se objektivi kryesor i Milanit ne sulm quhet Charles de Ketelaere, edhe pse ne rast se shitet ose Rebic ose Saelemaekers, eshte gati gjithashtu edhe Noa Lang i Brugges, shok ekipi me belgun.

Tani flitet shpesh për një goditje të dyfishtë, me Milanin që mund të marrë një zbritje të konsiderueshme duke i blerë të dy. Objektiva merkatoje, por qe duhet te behen llogarite edhe me vlerat e kartoneve.

Në fakt, faqja e specializuar belge Voetbal24.be ka bërë të ditur se Club Brugge është i gatshëm të shesë vetëm një nga dy talentet e tij dhe ai nuk është De Ketelaere. I njëjti burim bën me dije se klubi belg i ka garantuar Noa Lang-ut shitjen në verë, në mënyrë që të rritet dhe të fitojë përvojë në nivelet më të larta.

Muri u ngrit për bashkatdhetarin dhe shokun e skuadrës De Ketelaere. Klubi Brugges nuk ka ndërmend ta privojë veten nga diamanti i sulmit, përveç nëse oferta të bujshme prej jo më pak se 40 milionë euro.

Voetbal24.be bën të ditur se për momentin nuk ka ardhur asnjë ofertë e kësaj përmasash nga Brugge për mesfushorin sulmues. A mund të jetë e vërtetë? Në fakt, interesimi i Milanit është konfirmuar nga disa burime të tjera, por nuk e dimë nëse ka negociata konkrete…

Fakti eshte qe oferte zyrtare nga Maldini & Co nuk ka pasur. Ne momentin qe do te kete do te jete edhe nje bisede mes De Ketelaere dhe klubit te tij, sepse vullneti i fantazistit eshte te largohet tashme nga Belgjika dhe i ka thene “po” Milanit…