Nga Caldara te Lazetic dhe Gabbia, hapen frontet e merkatos në dalje! Ka edhe një “promovim” nga Primavera

8 muaj më parë
Nga Caldara te Lazetic dhe Gabbia, hapen frontet e merkatos në dalje! Ka edhe një “promovim” nga Primavera

Merkato ne dalje e Milanit do te preke shume elemente… Një shitje e shumëpritur është ajo e Samuel Castillejo, i cili tashmë konsiderohej i transferueshëm në dy seancat e fundit të merkatos dhe që duhet të ndërrojë ekip në verë. Ai e kaloi praktikisht të gjithë sezonin në stol dhe ka gjasa të rikthehet në Spanjë, ku ka disa kërkesa.

Në mesin e lojtarëve që Milani i konsideron të transferueshëm është edhe Mattia Caldara, i cili sezonin e fundit luajti si huazim për Venezia. Skuadra veneciane zbriti në Serinë B dhe për këtë arsye mbrojtësi rikthehet, të paktën përkohësisht, në Milano.

Caldara ka ende një kontratë njëvjeçare me Milanin dhe që nga 30 qershori 2022 ka një vlerë të mbetur në bilanc prej rreth 7.5 milionë euro. Është e pamendueshme ta shesësh me një çmim të tillë, duke pasur parasysh edhe pagën rreth 2 milionë euro neto në vit.

Klubi kuqezi do të duhet të pranojë të bëjë një humbje duke e shitur kartonin me një çmim më të ulët. Në çdo rast, heqja qafe e tarifës së fundit të amortizimit të Caldara dhe paga e tij do të ishte dicka pozitive.

Sipas asaj që zbuloi Sky Sport, Empoli do të ishte në gjurmët e Caldara. Skuadra toskane nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet nga Paolo Zanetti, i njëjti trajner me të cilin lojtari ka punuar në Venezia muajt e fundit.

Gazetari Gianluca Di Marzio shpjegoi se Caldara është një objektiv konkret dhe se Empoli së shpejti mund të arrijë një marrëveshje me Milanin. Kontaktet janë në zhvillim e sipër. Ish-mbrojtësi i Atalantas është jashtë planeve të kuqezinjve dhe një transferim në Toscana do ta lejonte atë të luajë vazhdimisht.

Nderkohe, Cagliari i ka kerkuar Milanit huazimin e thate te Marko Lazetic per sezonin e ardhshem. Kuqezinjte po e mendojne dhe mund te ndodhe qe Marco Nasti te promovohet ne ekipin e pare ose te jete ne grumbullim. Se fundmi, sirena ne Serie A per Mattia Gabbia me Sampdorian ne pole…