Nga Franca: “Ka akord me Milanin, por PSG tenton Sanches. Oferta për Lille mund të jetë dyfish”

8 muaj më parë
Nga Franca: “Ka akord me Milanin, por PSG tenton Sanches. Oferta për Lille mund të jetë dyfish”

Milani ka një ide të qartë për lëvizjet e ardhshme në merkato. Stefano Pioli do të ketë një mbrojtës, një mesfushor, një mesfushor sulmues dhe një anësor sulmues. Emrat në pole position tashmë janë të njohur për shumëkënd por nuk i dihet edhe sa te tjere do te dalin pasi merkato zyrtarisht ne 1 korrik.

Megjithatë, përveç objektivit që mban emrin e Divock Origit dhe qe eshte konfirmuar nga vete Maldini (pritet javen e ardhshme per vizitat) te tjeret jane negociata te nisura me kohe dhe te percaktuara ne detaje por ende jo te kryera…

Nuk eshte sekret se  Sven Botman dhe Renato Sanches jane dy objektivat e paracaktuar te drejtuesve ne kete merkato. Të dy tani janë një hap larg veshjes së fanellës së kuqezinjve, por koha e ndryshimit të pronësisë dhe gjithashtu tekat e Lille po ngadalësojnë gjithcka…

Të dy, siç u përmend, i janë premtuar Milanit. Humbja e kohës, megjithatë, nuk eshte kurrë e mirë. Ankandet nuk jane asnjehere te mira sidomos sepse e dime mjaft mire se Maldini & Co kane premtuar se kurre nuk do te marin pjese ne afera qe rritet cmimi sepse ka konkurrente.

Kjo gje po ndodh me Newcastle qe po ben presion të madh ndaj Botman, duke vënë në pjatë një ofertë më të lartë se kuqezinjtë. Prandaj Lille mund të drejtojë transferimin e holandezit në Premier League, falë mundësisë për të fituar më shumë.

Por, siç raportohet ekskluzivisht nga le10sport, Paris Saint Germain është gati të paraqesë një ofertë të pasur te Lille për Renato Sanches. Pas nënshkrimit tashmë të sigurt të Vitinhas nga Porto, Luis Campos, drejtori sportiv i parisienëve, është gati për një tjetër goditje në mesfushë.

Për portugezin, duke pasur parasysh kontratën që skadon në vitin 2023, u fol për një investim prej 15-20 milionë eurosh. Por Paris Saint Germain është gati t’i ofrojë Lille 30 milionë euro, duke mposhtur kështu çdo konkurrencë.

Sipas të njëjtit burim, në orët e fundit drejtuesit kanë qenë në kontakt me agjentin e Renato-s, me besim se do t’ia rrëmbejnë Milanit. Oferta zyrtare për Lille është planifikuar për orët në vijim. Me pak fjalë, një lajm që shqetëson shumë kuqezinjtë.

Siç u përmend, Sanches ka akord me Milanit, por thirrja e PSG-së dhe me shumë gjasa e Galtier (shumë afër pankinës së PSG), mund të ndryshojë kartat në tavolinë. Trajneri drejtoi Sanches te Lille, duke fituar Ligue 1 edhe falë tij.