Marco Asensio i Real Madridit, një vit para skadimit të kontratës me klubin e Florentino Perezit, është ndër profilet më të ndjekur dhe më të kërkuar në këtë merkato verore qe do te hapet zyrtarisht me 1 korrik…
Klubi i fundit i madh që ka lëvizur për spanjollin, shkruan sport.es, është Liverpool. Reds të Jurgen Klopp janë në kërkim të përforcimeve për sulmin pas shitjes së Mané te Bayern Munich.
Asensio, megjithatë, ka dyshime për interesimin e klubit anglez: frika e lojtarit është se ai mund të gjendet në një situatë, si te Real Madrid, në të cilën nuk ka një vend të garantuar titullar. Sulmi i Liverpool-it aktualisht numëron Salah, Diaz, Jota dhe Nunez.
Prandaj, anësori i Real Madrid duket më i favorshëm për një transferim të mundshëm te Milani: aktualisht propozimi i kuqezinjve është i lartë, por jo aq i lartë sa rroga prej gjashtë milionë eurosh që do të dëshironte lojtari.
Kete rroge kerkon te fitoje, rreth 7 mln euro, ia japin ne Premier League dhe te Arsenali, por fakti qe Gunners nuk luajne ne Champions ndikon jo pak te futbollisti qe deshiron te luaje kompeticionin e madh.
Perpara disa kohesh ka pasur kontakte mes lojtarit dhe kuqezinjve dhe madje Jorge Mendes gjithashtu ia ka propozuar Milanit pasi deshiron ta heqe qe tani nga Reali ne vitin kur luhet edhe Boterori…