Një ditë para finales së madhe, trajneri shqiptar i dërgon mesazh Jose Mourinhos

1 vit më parë
Një ditë para finales së madhe, trajneri shqiptar i dërgon mesazh Jose Mourinhos

Ernest Gjoka dhe Jose Mourinho do të takoheshin për herë të parë në Kupat e Europës në sezonin e shkuar. Trajneri kryeqytetas ishte në krye të Shkëndijës së Tetovës, ndërsa “Special One” drejtonte Tottenham.

Tanimë gjërat janë krejt ndryshe, pasi Gjoka s’është më në krye të kuqezinjve, ndërsa Mourinho vjen në Tiranë për llogari të Romës. Italianët ndeshen nesër në një finale historike me skuadrën e Feyenoord.

Pikërisht për këtë takim që luhet në orën 21:00, në stadiumin “Air Albania”, Gjoka i uron fat trajnerit portugez duke shkruar: “Të uroj shumë suksese në finalen e nesërme!”

Një ditë para finales së madhe, trajneri shqiptar i dërgon mesazh Jose Mourinhos

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, është zona kryesore ku po qëndrojnë të gjithë tifozët italianë e holandezë. Pikërisht në këtë shesh, do të zhvillohet një festival dy-ditor.

Festivali nisi sot në orën 10:45, kur u bë prezantimi i trofeut të UEFA Conference League, nga ambasadori i finales, Lorik Cana, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përveç festivalit me këngë, ku do të përfomojnë Eugent Bushpepa dhe këngëtarja Edea, do të zhvillohet edhe një event futbolli 5×5.

Eventet e futbollit nuk do të ndalen gjatë gjithë festivalit dhe hapësira e lënë në dispozicion për futbollin 5×5, do të jetë e hapur. Dita e parë e këtij festivali, ka filluar sot në orën 10:45 dhe do të përfundojë në orën 18:00. Finalja Roma-Feyenoord luhet nesër, në orën 21:00 në stadiumin Air Albania.