Një fans i Billie Eilish shet qesen me ajër nga koncerti i saj për 10.000 dollarë

7 muaj më parë
Një fans i Billie Eilish shet qesen me ajër nga koncerti i saj për 10.000 dollarë

Epo çudirat në këtë planet nuk kanë të sosur! Një fans i Billie Eilish pasi ka qënë pjesë e një koncerti të këngëtares, ka marrë një qese me ajër dhe ka arritur ta shesë atë.

Djali nga Singapori që arriti të bënte këtë alamet tregtie, e nxori qesen e ajrit në shitje në një faqje shitjesh online në Singapor.

Ai e cilëson këtë ajër si diçka jashtëzakonisht të rrallë dhe i ka vendosur një çmim të goxha të majmë. Plot 10.805 dollarë.

Qesja me ajër mbahet në një enë hermetike për të parandaluar rrjedhjen. Fansi në përshkrimin e artikullit ka shkruar:

Isha në rreshtin e parë kur ajo këndoi me gjatë koncertit, dhe unë munda të merrja ajër prej saj me një qese plastike. Mund ta blini këtë nëse keni humbur koncertin! Ajri është shumë i rrallë!

Shitësi bëri gjithashtu një përpjekje për të siguruar njëfarë besueshmërie duke postuar një foto të Eilish duke performuar në skenë në koncertin në Singapor më 21 gusht, përveç imazheve të artikullit për shitje.

Një fans i Billie Eilish shet qesen me ajër nga koncerti i saj për 10.000 dollarë