“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë”, Edi Rama qetëson shqiptarët me lajmin që u përhap me shpejtësi sot

1 vit më parë
“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë”, Edi Rama qetëson shqiptarët me lajmin që u përhap me shpejtësi sot

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmin e raportuar nga disa media se mund të taksohet biznesi i vogël. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë i cilëson informacionet si të pavërteta.

Rama shton se, është thënë edhe më parë që taksa për biznesi i vogël është zero, dhe e tillë do të qëndrojë deri në vitin 2029.

“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël.

Dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”, shkruan kryeministri Rama ne Twitter.

Sipas mediave, një projektligj i ri mbi të ardhurat vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset.

Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre, thotë prjektligji, për të cilin Rama thotë se është “tutkundëri mediatike”.