Një ndeshje plot me tensione! Kosova mundet 2-0 në Greqi, tërbohet Muriqi

8 muaj më parë
Një ndeshje plot me tensione! Kosova mundet 2-0 në Greqi, tërbohet Muriqi

Kosova ka pësuar humbje nga Greqia (2-0) në ndeshjen e zhvilluar në Panthessaliko Stadium në Volos, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ekipi nikoqir e dominoi fraksionin e parë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shënuar, mirëpo nuk ia doli të realizonte. Faza defensive e Dardanëve e udhëhequr nga kapiteni Amir Rrahmani, nuk lejoi që të mposhtej Aro Muric, i cili po ashtu pritje të mrekullueshme.

Daljet e mysafirëve përpara ishin të rrallë, duke qenë se ishin në pritje të momentit për të kundërsulmuar, derisa vendasit e dominonin lojën. Pasqyrë e ngjashme u pa edhe në gjysmën e dytë, duke qenë se Helenët po sulmonin, ndërsa Dardanët mbroheshin.

Thyerja e mbrojtjes mysafire ndodhi në minutën e 71-të, kur pas një harkimi të Petros Mantalos, Georgios Giakoumakis realizoi me kokë.

Vetëm pak pas golit të grekëve, ndeshja Greqi-Kosovë, është ndërprer për disa minuta. Gjyqtari austriak, e ndërpreu takimin për disa minuta, pas skenave të turpshme nga ana e grekëve, duke gjuajtur gjësende në fushë dhe drejt tifozëve të Kosovës.

Pas atyre probleme, edhe sulmuesi i Kosovës – Vedat Muriqi, reagoi me tonë të lartë drejuar referit, duke i kërkuar edhe të ndërpritet ndeshja.

Me gjithë përpjekjet e vizitorëve për t’’i barazuar shifrat, ata nuk ia dolën të tregoheshin të rrezikshëm përballë ekipit kundërshtar. Kujtojmë që Greqia është liderë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve me 12 pikë, ndërsa Kosova ka gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.