Saimir Pirgu është tenori shqiptar, i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm. Ai ka qënë i vetmi muzikant, i cili ka marrë pjesë në eventin më të madh amerikan.
Ai ndodhej krah vajzës së të madhit Luciano Pavarotti. Një nder i madh që vetëm një talent mund ta arrijë.
Pirgu ështlël një tenor i shkëlqyer dhe ka arritur të njihet botërisht, duke na zbardhur faqen para gjithë botës. Saimiri ka qenë së fundmi i ftuar në ceremoninë madhështore në Hall of Fame, Hollywood ku u nderua legjenda Luciano Pavarotti me “Yllin e tij”.
Në këtë ceremoni e ftuar ishte edhe vajza e Pavarotit, Christina Pavarotti, e cila u shfaq duke pozuar krah tenorit shqiptar si shoqërues i saj në një event gala.
“Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër!”, – shkruan Pirgu në postimin e tij në Instagram. “Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit!”
Ai u diplomua për kanto në Konservatorin Claudio Monteverdi në Bolzano ( Itali ) [2] ku studioi me Vito Maria Brunetti.
Në moshën 22 vjeçare ai u zbulua nga Claudio Abbado i cili e zgjodhi atë për të luajtur rolin e Ferrando në filmin ” Così fan tutte ” të Mozartit . Ai bashkëpunon me teatrot dhe institucionet muzikore më prestigjioze në botë si: Teatro alla Scala në Milano, Opera National de Paris , Royal Opera House , Metropolitan Opera , Opera Shtetërore e Vjenës , Gran Teatre del Liceu , Teatri Bolshoi i Moskës , Opera Shtetërore e Berlinit dhe Deutsche Oper , Festivali i Salzburgut , Vjena Musikverein ,Bayerische Rundfunks në Mynih dhe Amsterdam Concertgebouw .