Shqipëria mbase nuk ka fushat më të mira që sportistët të stërviten, nuk kanë mblshtetjen e duhur nga shteti dhe nuk shpërblehen ashtu siç duhet, por kjo nuk po i ndalon ata që të na bëjnë krenar në sytë e botës.
Pak më parë një lajm fantastik mbërriti sërish, ku një tjetër sportist fitoi medalje ari në sportin me të cilin ne mburremi ml shum, PESHËNGRITJES.
Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionaton Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.
Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg. Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.
Njoftimi:
E jashtëzakonshme, Kreshnik Leka kampion Europe 🏋️♂️
Shtangisti Kreshnik Leka merr medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.
Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 115 kg. Ndërkohë, në dygarësh nuk u klasifikua dot.
Leka, i cili është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta, garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri 49 vjeç.
Leka i sjell një medalje ari Shqipërisë nga Europiani i shtangës zhvilluar në Raszyn të Polonisë.
Ndërkaq, peshëngritësi tjetër që përfaqësoi Shqipërine, Severin Lushi doli i 4-ti. Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium.