Ditën e djeshme dy motra nga Bilishti janë àrrestuar, pasi kishin prishur qetësinë publike nl mlnyrë të vazhdueshme.
Bëhet fjalë për shtetaset Dezi dhe Xhesi Arapi, përktësisht 27 dhe 23 vjeçe. Në momentin që autoritetet kishin shkuar për t’i kapur ato kishin bërë rezistencë madje kishin përdorur fjalor banal kundrejt tyre. Mësohet se Xhesi Arapi 23 vjeçe, do të procedohet në gjendje të lirë, ndërsa motra e saj Xhesi ende nuk dihet.
Dy motrat udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e àkoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin. Të rejat janë të njohura në qytetin e vogël të Bilishtit për sjelljen e tyre “gàngstere”.
Ndërkohë, në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hàkmarrje mes vajzave.
Njoftimi i autoriteteve për ndàlimin e dy motrave:
Specialistët për Hetimin e Kr/meve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë àrrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokuror/ e filluan procedimin penàl në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.