Noa Lang përnjështron akordin me Milanin: “Realisht nuk po e kuptoj…”

8 muaj më parë
Noa Lang përnjështron akordin me Milanin: “Realisht nuk po e kuptoj…”

Emri i Noa Lang lidhet vazhdimisht me Milanin. Në të vërtetë, ditët e fundit kanë mbërritur zëra nga Belgjika se marrëveshja tashmë është mbyllur: disa flasin per kontraten gati per 5 vite me 2.5 mln euro ne sezon dhe 20-22 mln euro per Brugge.

Në realitet gjërat nuk janë aspak kështu dhe për ta bërë të ditur ka qenë vetë lojtari i Bruges i cili në mikrofonat e gazetës holandeze online nu.nl ka komentuar zërat që flasin për një marrëveshje me kuqezinjtë:

“Nuk kam asnjë marrëveshje me Milanin apo të tjerët. Nuk e di nga vijne keto lajme”. Në intervistë, Lang konfirmon gatishmërinë e tij për të ndryshuar gjithsesi skuadër: “Marrëveshja me Bruges është që duhet të vijë një ofertë, për te bien dakord të dyja palët.

Unë dua të vazhdoj të rritem dhe prandaj duhet të bëj një hap te rendesishem perpara ne nje tjeter realitet”. Por nëse qëndroje te Bruges, holandezi do të japë 100% si gjithmonë: “Nëse më duhet të qëndroj në Brugge, do ta bëj me gjithë dashurinë time.

Unë e dua klubin dhe do të jap gjithmonë 100%”. Në fund të vitit do të jetë Kupa e Botës dhe padyshim Lang dëshiron të jetë pjesë e Holandës që do të marrë pjesë në turneun në Katar:

“Nëse kam frikë të bëj zgjedhjen time të gabuar? Nuk kam frikë nga kjo! Duhet të vazhdoj të rritem. Nëse shkoj në një klub te madh ndoshta do të bëhem një lojtar më i mirë. Unë shoh përfitime vetëm në funksion të Kupës së Botës.”