Noizy surprizohet nga prindërit dhe përlotet në emision

5 muaj më parë
Noizy surprizohet nga prindërit dhe përlotet në emision

Reperi i njohur Noizy ishte sot i ftuar në një intervistë, ku si asnjëherë më parë u përlot në ekran. Kjo, pasi ai u surprizua me videomesazhe nga prindërit e tij.

“Jemi shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese me koncertin madhështor. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur”, i tha i ati, teksa Noizy shtoi se ai është shoku i tij i ngushtë.