Tirana fitoi sot 4-0 me Teutën, për javën e pestë të Superligës. Në “Selman Stërmasi” arbitri kryesor që vendosi drejtësi ishte Klodian Prenga.
33-vjeçari nga Laçi debutoi në Superligë, duke mos pasur asnjë kontenstim për vendimet e tij në sfidën hapëse të kësaj jave.
Prenga më herët ka qenë arbitër i katërt në ndeshjet e Superligës edhe këtë sezon, teksa një gjë të tillë e ka bërë edhe sezonin e kaluar.
Aritri Prenga nxori sot nga xhepi tre herë kartonin e verdhë, duke ndëshkuar 3 lojtarwt e Teutes, Kotobellin, L. Vilën dhe Çyrbjan.
Me ndihmën e VAR, arbitri nga Laçi akordoi edhe 11 metërsh për Tiranën, pikërisht për tërheqjen në zonë të Çyrbjas ndaj Lulaj.
Duket se Superligës i është shtuar një arbitër me autoritet këtë sezon, me lojtarët që nuk kundërshtuan thuajse asnjë vendim të tij në takmin e sotëm. Prenga ka drejtuar prej vitesh në Kategorinë e Parë, duke bërë sot kalimin e madh në elitën e Shqipërisë.