Ditën e djeshme, policia ndaloi në flagrancë një mjek te spitali i Traumës.
Mjeku reanimator quhet Fitim Marku, ndërsa u kap nga një agjent i infiltruar si pacient. Ky i fundit i ofroi shumën prej 20 mijë lekësh dhe mjeku nuk e refuzoi.
Pas kësaj, ka reaguar Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë. Në një reagim Shoqata dënon ngjarjen në spitalin e Traumës pasi sipas tyre nuk bëhet show me arrestimin e një mjeku.
Shoqata dënon çdo rast ku stafi mjekësor bën pazare apo kërkon ryshfet ndaj dhënies së shërbimit, por thekson se pamje të tilla s’i kemi parë as kur janë arrεstuar krίmίηelët.
“Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë po ndjek me shumë vëmendje rastin e ndalimit të kolegut tonë anestezist në Spitalin e Traumës, Fitim Marku. Ndërkohë që mbështesim cdo veprim të organeve ligjzbatuese për hetimin dhe ndëshkimin e cdo shkeljeje të kryer nga kushdo gjatë ushtrimit te detyrës, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën denigruese të ndalimit të mjekut.
Pamje të tilla, të bëra publike, ku mjeku me uniformë shoqërohet nga policë të maskuar nuk i shërbejnë askujt që kërkon me të vërtetë përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend. Vlen të kujtojmë se operacione të tilla, të organizuara me kaq bujë mediatike, nuk i kemi parë as në rastet e ndalimit të krίmόnelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrμpsion të përmasave të mëdha!
Jemi të sigurt që kolegu mjek do të ishte paraqitur pranë organeve përkatëse edhe me një fletëthirrje të thjeshtë. Të mos harrojmë as vijën shumë të hollë që ndan simulimin gjatë hetimit dhe provokimin, gjë që ata që organizojnë operacione të tilla e dinë shumë mirë. Urojmë që kolegu të provojë pastërtinë e figurës së tij, nëpërmjet një procesi të drejtë ligjor,”– thuhet në reagim.