Nuk do e besoni kur ta shihni, ja sa ka ndryshuar Gjinoja i “Përrallë nga e kaluara”

8 muaj më parë
Nuk do e besoni kur ta shihni, ja sa ka ndryshuar Gjinoja i “Përrallë nga e kaluara”

Filmi “14 vjeç dhëndër” na ka gozhduar të gjithëve para ekranit të televizorit dikur dhe i mbajmë mend me shumë nostalgji skenat dhe batutat e këtij filmi.

Ndonëse ndër njerëz njihet me titullin “14 vjeç dhëndër”, filmi shqiptar i prodhuar në vitin 1987, realisht titullohet “Përrallë nga e kaluara” dhe është një dramë e shkruar nga Andon Zako Çajupi me titullin “14 vjeç dhëndër”.

Aktorët që mbahen mend dhe për të cilët zhvillohet ngjarja kryesore janë Elvira Diamanti apo Marigoja në film dhe Admir Sorra me rolin e tij të Gjinos.

Nuk do e besoni kur ta shihni, ja sa ka ndryshuar Gjinoja i “Përrallë nga e kaluara”

E sigurisht që kemi qeshur të gjithë me batutat e djaloshit, që në film mbante emrin Gjino dhe që e martuan që 14-vjeç dhe na paraqitet në sekuenca të ndryshme.

Në këtë fotogaleri do të shihni se si ka ndryshuar Admir Sorra, i cili nuk e vazhdoi rrugën e kinematografisë, ndonëse tregoi që ishte vërtetë i talentuar.

Aktualisht ai jeton në Vlorë, por disa vite më parë ai ka jetuar edhe jashtë shtetit. Ndryshe, skenari i këtij filmi është i bazuar në novelën me të njëjtin titull të Andon Zako Çajupit.

Nuk do e besoni kur ta shihni, ja sa ka ndryshuar Gjinoja i “Përrallë nga e kaluara”