“Nuk e dija se isha shtatzënë, pashë kokën e foshnjës nën fundin e uniformës”, 19-vjeçarja ka histori unike

9 muaj më parë
“Nuk e dija se isha shtatzënë, pashë kokën e foshnjës nën fundin e uniformës”, 19-vjeçarja ka histori unike

Një vajzë adoleshente ka treguar se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë, derisa lindi në dyshemenë e dhomës së saj të ndenjes pasi u kthye nga shkolla.

Kjo nënë e re, e cila ishte 19 vjeç, shpjegoi se nuk kishte simptoma të të qenit shtatzënë dhe vazhdoi të kishte perioda të rregullta, por u habit kur nëna e saj pa kokën e foshnjës nën fundin e uniformës së shkollës.

Nëna, e njohur si Alexis në TikTok, ndau historinë e saj në internet në një video që është ka marrë mbi 2.3 milionë shikime dhe shpjegoi se ajo përjetoi një shtatzëni të fshehtë kur ishte 15 vjeç.

Një shtatzëni e fshehtë është kur metodat e testimit mjekësor nuk arrijnë ta zbulojnë atë dhe simptomat e zakonshme si të vjellat, periodat dhe barku i madh nuk ndodhin.

Ditën e lindjes, Alexis zbuloi se kishte pasur gjithë natën shqetësime dhe disa orë më vonë ajo solli në jetë foshnjën. Në një tjetër video, Alexis ka shpjeguar se ka lindur në dyshemenë e dhomës së ndenjes.

“Përfundova duke lindur fëmijën tim në dyshemenë e dhomës së ndenjes pa e ditur se isha shtatzënë”, tha Alexis. “Kisha perioda të rregullta dhe pa simptoma, barku im nuk u rrit. U zbulua se kalova një shtatzëni të fshehtë.”

Reagimet e njerëzve në videon e saj ishin të shumta. Disa nuk e besonin, ndërsa të tjerë konfirmonin se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe të afërmve të tyre.