Aktorja Arjola Demiri ka reaguar sërish në lidhje me shtëpinë e cila i’u bë dhuratë nga “Vëllai i madh”, brenda shtëpisë së Big Brother.
Më herët gjatë një interviste në “N’majë t’gjuhës”, mjaftoi një batutë e Xherit se sa metra katrorë është apartamenti dhe përgjigja e Arjolës e cila u shpreh se nuk e dinte akoma, bëri që rrjeti të vërshonte.
Me këtë deklaratë, dyshimet nga më të ndryshme u hodhën në rrjet nisur nga buja e madhe që bëri surpriza e Arjolës që kushtoi dyfish i çmimit të fituesit të BBV.
Mirëpo mëngjesin e sotëm Arjola ka treguar se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer në bezdisje.
“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjë shtëpinë time të parën.”, tha Arjola.
Aktorja tropojane është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron herë pas here t’u ktheje përgjigje dhe komenteve ironizues apo ofendues që merr.