Drejtuesit e Milan, Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë nën radar për disa objektiva dhe duket se Jakub Kiwior i Spezias është në listë. Calciomercato.com raporton se Milani po planifikon operacionet e tyre të ardhshme për të ardhmen me synimin për t’i dhënë Stefano Piolit jo vetëm një formacion titullar, por një skuadër të aftë për t’u bërë gjithnjë e më konkurrues në Evropë, dhe Jakub Kiwior duket se ka rënë në listën e tyre.
Për sa i përket profilit të tij, Kiwior përshtatet në mënyrë të përkryer me projektin e Milanit dhe nuk është çudi që lidhjet janë shfaqur sërish pasi MilanNews raportoi në gusht se kuqezinjtë arritën të merrnin të drejtën per te qene ne krye te listes per blerjen e polakut kur Daniel Maldini dhe Caldara kaluan ne Liguria.
Ai është 22 vjeç, i fortë nga pikëpamja fizike (1.90 metra i gjatë) dhe luan me te majten. Milani e ka ndjekur për një kohë te gjate dhe klubi ligurian e vlerëson atë 10-12 milionë euro aktualisht, por Roma është gjithashtu e interesuar dhe në verë ai ishte gjithashtu ishte një hap larg West Hamit, qe ofroi 12 mln euro.
Megjithatë, ai mori vendimin për të vazhduar rrugën e tij me Spezian në mënyrë që të vazhdojë të rritet dhe të zhvillohet, por një Botëror i mirë në Katar me Poloninë mund të shohë gjithashtu te rritet ne vleresim.
Sakaq, Nicolo Schira dje tha se “ka interes nga Milani vertet por jo akord sic eshte shkruar ne Poloni! Nuk kam informacion qe te jete gjetur akord per 18 mln euro dhe me duket se ka qene thjesht nje interes dhe kontakt normal mes drejtuesve kuqezi dhe agjentit”.
Kiwior eshte nje mbrojtes qe luan ne te dy anet, majtas dhe djathtas, ne qender, por te Spezia mwe shume eshte pare ne mesfushe sepse karakteristika e tij e pergjithshme eshte ajo per te ushtruar presion te kundershtari.