Tjetër ngjarje pikëlluese në familjen Çelaj në fshatin Ngracan të Mallakastrës. 63-vjeçari Batjan Çelaj i ka dhënë f und je.të s. Ngjarja u raportua nga policia ditën e sotme, nga ku edhe janë mësuar edhe detaje të tjera.
Batjan Çelaj, është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve, të cilit iu mor jeta nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.
Pas ngjarjes, i ati i të riut doli në një deklaratë për mediat, nga ku edhe kërkoi drejtësi për të birin që humbi jetën në mënyrë të pabesë.
“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i pajetë është fatkeqësi.
Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…,”- shprehej ai.
Por mesa duket nuk e ka përballuar humbjen e të birit dhe ndaj ka zgjedhur të largohet nga kjo jetë e padrejtë për t’u bashkuar me Indritin, dritën e syve të tij.