Reperi i njohur me origjinë shqiptare Azet, gjithmonë në këngët e tij ka folur lidhur me jetën plot probleme, sfida, për një jetë rruge, të rrethuar nga drogà, policià dhe lëndët nàrkotike.
Ndryshe nga shumë artistë të tjerë të cilët tekstet e këngëve i bëjnë vetëm sa për tu dukur ‘të fortë’ në syrin e reperëve të tjerë dhe të publikut, Azeti duket se frymëzohet nga jeta e tij.
Së fundmi reperi Azet, emri i vërtetë i të ciit është Granit Musa, i janë sekuestruar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë të hënën e 22 gushtit. Personat që ndodheshin në makinë me të kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur parat e padeklaruar.
“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. Makina me të cilën po udhëtonte artisti ishte me targa të Kosovës.
“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë.
Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Disa vite më parë, Azet u àrrestuar nga policià dhe vuàjti dënimin për ‘Tregti të lëndëve narkotike’.
E megjithatë suksesi nuk i ka munguar reperit i cili ka zhvilluar karrierën e tij në Gjermani. Sapo doli nga burgu në 2018 ai u shndërrua në një star në muzikë duke kryesuar top-listat muzikore. Fillimisht, Azet formoi grupin “Creë Ghetto Stars”, bashkë me shokun e tij Ali (Nash), të cilin e kishte shok që në shkollën fillore.
Në vitin 2010, ata formuan grupin “KMN”. Pjesë e grupit u bënë dhe dy reperët e tjerë, Ghasan (Zuna) dhe Yassine (Miami Yacine). Në një kohë të shkurtër, ata u bënë shumë të njohur dhe të dashur për publikun.