Ditën e sotme ka nisur greva tre ditëshe e Dhomës së Avokatisë. Arben Lena, kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë u shpreh për mediat se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e Ministrisë do të dalin të premten me një vendim tjetër.
“Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokatëve të Korçës. Nëse s’ka reflektim deri të premten komiteti drejtues do dalë me vendim tjetër.
Të gjithë avokatët janë në unison me njëri tjetrin,” – u shpreh Lena. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se për katër ditë me radhë, duke nisur nga e marta, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykatë apeli për të gjithë vendin. Po ashtu që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, të gjithë avokatët e Beratit kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, përveç masave të sigurisë.
Bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve do të vijojë nga sot e deri në datën 17. Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.
Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët.