Dëmtime të rëndësishme nuk ka vetëm Shqipëria para finales me Israelin. Situata te kampi kundërshtar nuk është po aq e mirë, madje shumë më e keqe.
Te kjo Kombëtare ka plasur skandali pasi Eran Zahavi nuk iu bashkua pjesës tjetër të ekipit. Lojtari kërkoi që të qëndronte vetëm në hotel, ndërsa kjo kërkesë u refuzua nga trajneri që e la jashtë listës.
Nga ana tjetër, një tjetër mungesë me peshë të madhe është ajo e Manor Solomon. Të gjithë e mbani mend lojtarin që na “errësojë shikimin” në Air Albania, pasi arriti t’i realizonte dy gola Shqipërisë në atë humbje tonën me shifrat 1-2. Lojtari i Fulham është dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë kundër Shqipërisë.
Ndërkohë edhe Shqipëria ka mungesa të mëdha për këtë takim dhe atë ndaj Islandës. Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku nuk u thirrën fare sepse kanë qenë të dëmtuar.
Dje u zyrtarizuan mungesat e dy mesfushorëve si Endri Cekici dhe Keidi Bare, në vend të tyre Reja ka thirrur nga lista B, Enis Cokaj dhe Arbnor Mucollin.
Gjithashtu italiani ka thirrur dhe sulmuesin e talentuar Eljon Toci, në rast se Myrto uzuni nuk ia del të jetë gati për sfidën e 24 shtatorit.