”Nuk kam lekë të blej…”, Aurela Gaçe demaskon kolegët, i ‘thumbon’ aty ku iu djeg

7 muaj më parë
”Nuk kam lekë të blej…”, Aurela Gaçe demaskon kolegët, i ‘thumbon’ aty ku iu djeg

Aurela Gaçe është një ndër artistet më të mira të muzikës shqiptare, ku të gjithë tashmë e konsiderojnë si një divë e muzokës tonë. Krahas talentin dhe dashurisë për muzikën e mirë, Aurela Gaçe ka krijuar prej vitesh profilin e një gruaja rebele, plot jetë e gjallëri.

Daljet e saja televizive nuk janë të shpeshta edhe pse puna e saj me muzikën vijon intesivisht. Por në daljet që ajo ka bërë gjithmonë është treguar e drejtëpërdrejtë, por njëkohësisht ka edhe një sens humori e ironie të dukshëm.

Së fundmi ajo ka dhlnë një intervistë për ’21 Media’, ku ka folur lidhur me projektet e saj muzikore, ku nuk munguar edhe disa thumba për kolegët e saj. Siç e dimë tendenca për të blerë klikime që këngët të duken sa më të suksesshme është bërë diçka e zakontë për këngëtarët.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë t’i mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh këngëtarja.

Më tej, Aurela lajmëroi se së shpejti do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj po e presin me shumë entuziazëm.