“Nuk kam zemër me i pa kamerat e sigurisë”, Yll Limani reagon ashpër ndaj shtetit pas ngjrjes së trishtë

1 muaj më parë
“Nuk kam zemër me i pa kamerat e sigurisë”, Yll Limani reagon ashpër ndaj shtetit pas ngjrjes së trishtë

Këngëtari i njohur Ylli Limani, prej vitesh tashmv ka shprehur dashurinë e tij pvr kafshët shtëpiake, së fundmi ai kishte adoptuar një mace, të cilës i ka dedikuar edhe një tatuazh tashmë.

Mirëpo ditën e sotme ai ka ndarë me fansat e tij lajmin e trishtë se macoku i tij nuk jeton më, kjo për shkak se tetë qen endacakë e kanë sulmuar teksa ‘Loki’ kishte dalë pak metra larg shtëpisë.

Gjithsesi në këtë rast Ylli shprehet se nuk ishte mërzitur me qentë e rrugës, por me qeverisjen. Ai përmes InstaStoryt të tij ka bërë një reagim të ashpër kundrejt Komunës së Prishtinës.

“Kur Loki u shqye nga qentë e lagjes, krejt çka përjetova ishte mllef dhe irritim ndaj qeverisjeve komunale që lundrojnë nëpër liqejt e tyre imagjinarë. Asnjë moment nuk u irritova me ndonjërin prej qenve”, theksoi Ylli.

“Përgjigja normalisht që është e thjeshtë: Tek qeverisja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj me besu që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur prej problemeve ditore. Tek qeverisja e re që ka filluar mandatin duke na garantuar që mandati i tyre do të jetë i perjetimeve – të cilat s’po dalin me qenë domosdoshmërisht të bukura. Të paktën jo për familjen tonë” , vijoi ai më tej.

Ylli Limani sic e dimë ka dashuri të parë muzikën, por shpirti i tij i ndjeshëm do dhe kafshët e patjetër kjo ka qënë dhe arsye përse ka pasur një reagim të fortë në momentin kur macoku i ti ndërroi jetë. Në story ai ka postuar edhe foto të dorës së tij me një tatuazh me mbishkimin “Loki jem” ku duket edhe se sa përzemër e kishte macokun e tij.

“Nuk kam zemër me i pa kamerat e sigurisë”, Yll Limani reagon ashpër ndaj shtetit pas ngjrjes së trishtë “Nuk kam zemër me i pa kamerat e sigurisë”, Yll Limani reagon ashpër ndaj shtetit pas ngjrjes së trishtë “Nuk kam zemër me i pa kamerat e sigurisë”, Yll Limani reagon ashpër ndaj shtetit pas ngjrjes së trishtë