“Nuk mbahet në stol ai”, në Itali bëjnë me krah Asllanin

8 muaj më parë
“Nuk mbahet në stol ai”, në Itali bëjnë me krah Asllanin

Kristjan Asllani bëri hapin e madh në karrierë duke firmosur për Interin. Kalimi i mesfushorit të kombëtares te zikaltrit ka bërë që të flasin shumë për të.

Paraqitja e 20-vjeçarit me Interit në ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani kanë bërë që lëvdatat të mos mungojnë.

Në Itali tashmë s’ka dyshime, Asllani i ka “mahnitur” të gjithë, teksa si transferim u fol se do të ishte zëvendësuesi i Brozovic.

Mario Sconcerti ka publikuar një artikull në mediat italiane ku e bën të qartë se Asllani është shumë më tepër se njeriu që zëvendëson Brozovic.

“Te Interi ka dy nënshkrime shumë të rëndësishme ndoshta janë nënvlerësuar. E kam fjalën për Asllanin dhe Mkhitaryan. Do të jetë e vështirë ta mbajmë Asllanin në stol. Këtu fleksibiliteti duhet të jetë nga trajneri. Nuk mendoj se Inzaghi nuk do të heqë dorë kurrë nga 3-5-2, por gjithnjë e më shumë skuadra në Evropë e sakrifikojnë mbrojtësin e tretë për të blerë një lojtar në mesfushë.

Asllani është njëzet vjeç dhe mund të presë, por puna që ka treguar tashmë është pothuajse e jashtëzakonshme, qartësia e ideve. Ai është shumë më tepër se një zëvendësues i Brozovic”, shkruhet në artikull.