Nuk njohu një ditë të bardhë/ Kjo është historia prekëse e 15-vjeçarit që ditët i kalon buzë kazanëve të plehrave

7 muaj më parë
Nuk njohu një ditë të bardhë/ Kjo është historia prekëse e 15-vjeçarit që ditët i kalon buzë kazanëve të plehrave

Historia e 15 vjeçarit që punon me kanaçe për të ndihmuar familjen 8 anëtarëshe. Ai zgjohet çdo ditë në mëngjes herët pa zbardhur mirë drita, që të dalë në kërkim të kanaçeve.

Të shpeshta janë rastet e nevojës në Kosovë, ku në shumë raste janë edhe të rinjtë ata që duhet të lënë anash shumë ëndrra për t’i dalë në ndihmë familjes. Nuk ka kohë për shkollim, për të dalë të luajë me bashkëmoshatarët.

Ky djalë duhet të burrërohet më herët se shumë të tjerë. Ai udhëton çdo ditë nga Fushë-Kosova për në Prishtinë për të punuar e siguruar të ardhurat e familjes së tij tetë anëtarëshe.

Ai punon duke mbledhur plastika të ndryshme dhe kanaçe në rrugët e kryeqytetit, bashkë me vëllaun e tij 14 vj eçar në mënyrë që familje e tij të arr ijë të mbulojë së paku ne vojat elementare të jetës, transmeton lajmi.net.

Nëna e Metit është e sëmurë rëndë, ndaj një qytetare ka publikuar rastin e këtij të riu duke kërkuar ndihmë nga njerëzit e mirë që t’i dalin në ndihmë atij, pasi meqë është veç 15 vjeç.

Një roblem tjetër me të cilin po përballet ky djalosh i vogël, është se askush nuk mund ta unësojë atë, për shkak se ende nuk ka mbushur moshën ligjore për t’u pranuar në punë.